Telegrafi

Kim e dinte për lidhjen e West me Shayk para publikimit të fotografive

(Foto: Instagram/kimkardashian)

Menjëherë pasi vendosi të shkurorëzohej nga Kim Kardashian, Kanye West u pa me modelen Irina Shayk në Francë.

Ish-gruaja e tij e komentoi marrëdhënien duke thënë se nuk e shqetësonte fakti që reperi e kaloi ndarjen kaq shpejt.

Një burim i afërt me çiftin ka thënë për Us Weekly se Kim e dinte për marrëdhënien e Kanye edhe para se fotografitë nga Franca të botoheshin në media.

(Foto: BackGrid/DailyMail)

“Kanye dhe Irina e kanë takuar njëri-tjetrin fshehurazi për disa muaj, ndërsa Kim e ka njohur atë për një kohë të gjatë. Modelja e famshme nuk e shqetëson atë, madje është e lumtur që Kanye e zgjodhi atë”.

Lexo po ashtu Kim Kardashian nuk u befasua për romancën e re të Kanye West me Irina Shayk: Ata biseduan për këtë

“Kim është e kënaqur me sjelljen e Irinas, pas ndërprerjes së lidhjes me Bradley Cooper në vitin 2019. Modelja më pas refuzoi të zbulojë informacione private për publikun dhe u soll shumë e pjekur. Kim nuk do të donte që ish-burri i saj të ishte me dikë që do të tërhiqte shumë vëmendjen e medias”, ka thënë burimi.

Kujtojmë që ylli amerikan bëri kërkesë për divorc nga Kanye në shkurt të këtij viti. Që atëherë, ata kanë arritur të rregullojnë kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve dhe kanë vendosur të mbeten miq. /Telegrafi/

(Foto: BackGrid/DailyMail)