Telegrafi

Kim e bëri të qaj Kourtney për ditëlindje pasi e akuzoi për vjedhje të stilit të saj

A është vetëm një episod i ‘Keeping up with the Kardashians’, apo me të vërtetë Kim dhe Kourtney janë hidhëruar?

Në episodin e së dielës të këtij emisioni, dy motrat u hidhëruan pasi Kim e akuzoi Kourtney për vjedhjen e stilit të saj, në festën e ditëlindjes së 40-të.

Lexo po ashtu Kim Kardashian akuzon motrën e saj, Kourtney për vjedhje të stilit të saj

Kourtney tha, “Kim dhe unë u futëm në një përleshje të madhe. Ajo u bë si e çmendur, derisa më dërgonte tekste të ndryshme. Ti do vdesësh. Je një bushtër jo falënderuese. Unë i thashë, “Zot, ti je një grua e bukur”.

Kourtney Kardashian (Foto: BACKGRID)

“Ajo mund të më thoshte më mirë pas ditëlindjes”, vazhdoi Kourtney, ku më pas filloi të qante, duke kujtuar ‘luftën’ në mes të saj dhe të motrës si dhe ankthin e ditëlindjes.

“Unë nuk e mora personale, sepse unë nuk po e bëj këtë gjë”, ka thënë ajo. “Por, më lëndoi. Vetëm se u ndjeva shumë keq në ditëlindje dhe gjithçka tjetër”. “Nuk po e ndjeja veten ato momente dhe nuk mund ta festoja as ditëlindjen”, shton më tej. Nuk po mund t’i ndaloj lotët”.

Dhe më vonë Kim gjeti një fustan të mrekullueshëm që do i shkonte shumë asaj të ‘ Donatello Versace’. Kourtney është shume e ndjeshme këto ditë. Jam me të vërtetë e zemëruar me të dhe stilistin e saj, por nuk është koha. Dua që ajo të duket e mahnitshme”, përfundon Kim. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: E! News)