Telegrafi

Kim dhe Kanye po hyjnë në shtëpinë 20 milionëshe, ja detajet (Foto)

Kim Kardashian dhe Kanye West investuan plot 20 milionë dollarë për villën e tyre super luksoze në Hidden Hills gjatë gushtit të vitit 2014.

Por, më pas reperi i pakënaqur me dukjen e shtëpisë së tij, urdhëroi disa renovime. I pakënaqur me punën, ai kërkoi edhe një renovim tjetër, duke shpenzuar hiç më pak se 10 milionë dollarë.

Kështu u duk shtëpia para renovimit që Kanye kërkoi. Foto: XPUSJP

Tani, revista People raporton se çifti brend dy muajsh do të hyjë në shtëpinë e re e cila më parë ishte pronë e Lisa Marie Presley.

Thyerje dhe ndryshime të mëdha. Kanye i pakënaqur me shtëpinë. Foto: Clint Brewer

Kjo revistë po ashtu shkruan se dyshja po bën shumë më mirë dhe po kalojnë tepër më mirë tash, pasi u goditën nga plaçkitja e bukuroshes dhe problemet mendore të reperit në fund të vitit të kaluar.

“Ai po kalon shumë mirë me Kim”, ka thënë një burim për revistën People.

10 milionë dollarë ekstra të investuara në shtëpinë që e bleu 20 milionë dollarë. Foto: CelebrityHome

Problemi sipas këtij burimi, ishte agjenda e ngjeshur që Kanye pati.

Lexo po ashtu Kim Kardashian shkëlqen në darkë romantike me Kanye West (Foto)

“Ajo që e shtyu atë përtej kufinjve ishin projektet e shumta. Tani ai ka lënë të gjitha anash dhe po fokusohet vetëm në linjën e tij të veshjeve”.

Shtëpia si u duk para renovimit në perspektivën e zogut. Foto: Amo

“Ai është liruar aq shumë nga stresi”, thotë burimi.

Dhe, sipas People edhe Kim ka ndryshuar shumë. Edhe pse ajo ende e do famën, tash ajo është duke u sillur si një nënë tipike.

Kim dhe Kanye po kalojnë kohë të mira bashkë. Foto: GSI-Xposure

“Ajo është shumë e përfshirë në atë që bëjnë fëmijët e saj”, shton ky burim për People, duke thënë se bukuroshja e ka kuptuar se jeta është për familjen.

Kim u plaçkit në Paris, ku iu vodhën stoli në vlerë miliona dollarë.

Villa në Hidden Hills është sinonim i luksit. Ajo ka tetë dhoma fjetje dhe 10 banjo.

Lexo po ashtu Top 10 yjet botërore që nuk konsumojnë alkool (Foto)

Renovimi ka përfshirë një ndërrim të ngjyrës së shtëpisë dhe ndërrim të dritareve po ashtu, të cilat tash janë më të mëdha, shkruan Telegrafi.

Kim e ka kuptuar se familja është gjithçka në jetë. Foto: GC Images

Kanye ka kërkuar personailsht disa thyerje të mureve në shtëpi dhe zgjerimin e dhomave të fjetjes së tij, sidomos asaj kryesore, teksa po ashtu kërkoi rikonstruktimin e pishinës në oborrin e tij pasi konsideroi se hapësira mund të shfrytëzohej dukshëm më mirë. /Telegrafi/