Kim Kardashian dhe Kanye West nuk po jetojnë bashkë dhe bukuroshja thuhet se ka shkuar të jetojë me nënën e saj, Kris Jenner.
Kjo për faktin se 36-vjeçarja ka frikë të jetojë vetëm në shtëpi, pasi burri i saj udhëton shpesh për shkak të koncerteve.
Lajmi vjen në një moment jo të mirë për West, i cili është hospitalizuar për shkak të rraskapitjes nga lodhja e madhe.
Prej ngjarjes së Parisit, Kim ka frikë të qëndrojë vetëm, ndërsa meqë burri i saj ndodhet shpesh larg shtëpisë, ka vendosur të qëndrojë me nënën e saj.
Madje ka spekulime se martesa e çiftit të famshëm po shkon drejt fundit. /Telegrafi/