Telegrafi

Kim dhe Kanye kërcënojnë me padi 10 milion dollarëshe ish-truprojën e reperit

Kim Kardashian, Kanye West dhe Steve Stanulis (Foto: Instagram/Gettyimages/Guliver)

Kim Kardashian dhe Kanye West e kanë paralajmëruar ish-truprojën e reperit se do ta padisin me 10 milion dollarë dëmshpërblim.

Një gjë e tillë pretendohet të ndodhë, pasi Steve Stanulis kishte hedhur akuza ndaj Kanye se ai e kishte qortuar dhe ishte sjellë në mënyrë të pahijshme ndaj tij.

Steve ishte pushuar nga puna në vitin 2016, pasi që sipas tij, ishte e pamundur të zbatonte rregullat që 42-vjeçari i vendoste.

Sipas Daily Mail, çifti i shoubizit ka specifikuar se pretendimet e tij janë false dhe nëse ndodh edhe njëherë do ta padisin me 10 milion dollarë.

Të njëjtin veprim dyshja e kanë bërë edhe në vitin 2016, ku i kishin kërkuar ish-truprojës të kërkonte falje publike.

Ndërkaq, në një intervistë më parë, Steve kishte thënë se West është njëri nga punëdhënësit më të vështirë dhe se nuk do të punonte kurrë më me të. /Telegrafi/