Telegrafi

Kim dhe Kanye drejt divorcit

Kim Kardashian është në prag të shkurorëzimit nga burri i saj, Kanye West.

Burime të RadarOnline.com pranë çiftit, kanë thënë se reperi, i cili u shtri në spital në muajin e kaluar për shkak të problemeve mendore, është shndërruar në një person krejt tjetër.

Lexo po ashtu Stili i Kim Kardashianit, ajo bëri që bota e modës t’i nënshtrohet (Foto)

“Ajo është dhe gjithmonë ka qenë e dashuruar me Kanyen, por asaj nuk i pëlqejnë gjërat që ai i bën tash”, ka thënë burimi.

“Kim nuk mundet më që të luajë rolin e dados për të, pasi ajo duhet të kujdeset për dy fëmijët që kanë”, ka shtuar i njëjti burim.

Sipas thashethemeve, edhe në fotografinë familjare për festat e fundvitit shihet tension mes dy yjeve. /Telegrafi/

https://twitter.com/kanyewest/status/813848942001659904