Kim Kardashian është në prag të shkurorëzimit nga burri i saj, Kanye West.
Burime të RadarOnline.com pranë çiftit, kanë thënë se reperi, i cili u shtri në spital në muajin e kaluar për shkak të problemeve mendore, është shndërruar në një person krejt tjetër.
“Ajo është dhe gjithmonë ka qenë e dashuruar me Kanyen, por asaj nuk i pëlqejnë gjërat që ai i bën tash”, ka thënë burimi.
“Kim nuk mundet më që të luajë rolin e dados për të, pasi ajo duhet të kujdeset për dy fëmijët që kanë”, ka shtuar i njëjti burim.
Sipas thashethemeve, edhe në fotografinë familjare për festat e fundvitit shihet tension mes dy yjeve. /Telegrafi/
https://twitter.com/kanyewest/status/813848942001659904