Site icon Telegrafi

Kika për kryetar të Pejës

Ishte një nga banorët më të diskutuar të këtij edicioni të “Big Brother Albania 8”.

Bëhet fjalë për Kikën, i cili doli shumë shpejt nga shtëpia më e famshme televizive, sepse theu rregullat e bashkëjetesës në atë shtëpi, por duket sikur jashtë saj po ia kalon shumë mirë dhe projektet i ka ambicioze.

Ai në një intervistë për panoramën i ka dërguar një mesazh kryetarit aktual të Pejës, Gazmend Muhaxherit, duke thënë se po përgatitet ta qeverisë këtë qytet.

“Politikën e dua, jam duke u përgatitur për një superfushatë dhe mendoj të qeveris vendin tim, pra Pejën. Unë jam çdo ditë pranë banorëve duke dëgjuar hallet e tyre e duke i analizuar problemet, që në një të ardhme të afërt, kur të më jepet mundësia, t’i zgjidh ato”, ka thanë ndër të tjerash Kika.

Kika aktualisht është duke u marrë me organizime të spektakleve, ndërsa reality show i fundit “Apartamenti” është në punë e sipër dhe po ecën mjaft mirë. /Telegrafi/Panorama/

Exit mobile version