Site icon Telegrafi

Kievit do t’i jepen katër aeroplanët e parë MiG-29 nga Polonia gjatë këtyre ditëve

Polonia gjatë ditëve të ardhshme do t’i dërgojë Ukrainës katër aeroplanë luftarakë të tipit MiG-29.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti polak, i cili tha se Kievi do të pranojë aeroplanët e parë nga aleatët e saj, transmeton Telegrafi.

“E para, për disa ditë do të dërgojmë me sa di unë katër aeroplanë luftarakë në Ukrainë që janë të gatshëm për fluturim”, tha Andrzej Duda gjatë një konference për media, duke shtuar se aeroplanët tjerë janë duke u përgatitur – pra janë në hangarët për servisim.

Lexo po ashtu Ushtari ukrainas shkatërron tankun rus T-72, e godet me predhën anti-tank Javelin

E kryeministri polka Mateusz Morawiecki, theksoi se aeroplanët do t’i dorëzohen Kievit gjatë katër ose gjashtë javëve.

Duda pranoi se Polonia ka 10 deri në 20 aeroplanë të tipit MiG-29.

E Sllovakia gjithashtu po shqyrton opsionin e dërgimit të aeroplanëve të tillë në Ukrainë, por se deri më tani nuk ka marrë ndonjë vendim përfundimtar.

Polonia gjithashtu i ka dërguar Ukrainës, 14 tanke të prodhimit gjerman Leopard 2. /Telegrafi/

 

Exit mobile version