Site icon Telegrafi

Kievi ua ndalon ushtarëve përdorin e aplikacionit Telegram – gjithçka ka të bëjë me sigurinë e tyre

Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare të Ukrainës ndaloi sot ushtarët dhe zyrtarët e saj të përdorin aplikacionin Telegram në pajisjet elektronike, për arsye sigurie.

“U vendos të ndalohet instalimi dhe përdorimi i Telegramit në pajisjet zyrtare të përfaqësuesve të qeverisë, personelit ushtarak, punonjësve në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe në kompanitë që punojnë në infrastrukturën kritike”, njoftoi këshilli.

U njoftua pas një takimi mbi kërcënimet e sigurisë kombëtare që paraqet aplikacioni.

Telegram është një aplikacion shumë i popullarizuar i mesazheve i themeluar nga rusi, Pavel Durov.

Ky i fundit u arrestua si pjesë e një hetimi kundër një personi të paidentifikuar të nisur më 8 korrik nga Njësia e Krimeve Kibernetike të Francës.

Hetimi ka të bëjë me përfshirjen e dyshuar në vepra të ndryshme penale, duke përfshirë drejtimin e një platforme online që mundëson transaksione të paligjshme, pornografi me fëmijë, trafik droge dhe mashtrim, si dhe refuzimin për të dhënë informacion autoriteteve, pastrim parash dhe ofrimin e shërbimeve kriptografike për kriminelët, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Exit mobile version