Telegrafi

Kievi pretendon se 262 atletë ukrainas janë vrarë nga rusët

Sipas Kievit zyrtar, Rusia ka vrarë 262 atletë ukrainas dhe shkatërroi 363 objekte sportive.

Midis atyre që vdiqën këtë vit ishte patinatori Dmytro Sharpar, i cili u vra në luftime pranë Bakhmutit dhe Volodymyr Androshchuk, një kampion 22-vjeçar, transmeton Telegrafi.

Ministri ukrainas i sportit Vadym Huttsait i ka thënë presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës, se asnjë sportist rus nuk duhet të lejohet në garat ndërkombëtare sportive.

Komentet e tij erdhën pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar rekomandoi kthimin gradual të atletëve rusë dhe bjellorusë si neutralë – një vendim i marrë tashmë nga Wimbledon.

Ukraina i ka ndaluar atletët e saj të marrin pjesë në garat kualifikuese për Lojërat e Parisit 2024, nëse duhet të konkurrojnë kundër rusëve.

Megjithatë nuk ka vendosur akoma për pjesëmarrjen e tyre në Lojërat Olimpike. /Telegrafi/