Telegrafi

Kievit po i rikthehet normaliteti, Klitschko: Po rihapen kafenetë, dyqanet dhe parukeritë

Foto Arkiv

Duket se në kryeqytetin ukrainas, Kiev jeta do të kthehet në normalitet.

Kryetari i qytetit, Vitali Klitschko njoftoi se mbrojtja e Kievit po vazhdon dhe infrastruktura më e rëndësishme e qytetit është në funksion.

Madje, sipas ish-kampionit të boksit për peshat e rënda, dyqanet, kafenetë dhe parukieret po rihapen.

Ai shton se individët privatë po vazhdojnë gradualisht të punojnë në Kiev.

“Në veçanti, dyqanet ushqimore, kafenetë, parukierët, stacionet e shërbimit po rihapen”, shkroi Klitschko në Instagram.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/