Eurokomisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn deklaroi sot se unioni ka planifikuar t’i japë ish-republikës sovjetike të Ukrainës një fond prej 50 milionë eurosh për luftën kundër korrupsionit.
”Komisioni Evropian ka përpiluar një program për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër korrupsionit duke përfshirë ndihmën ndaj parlamentit, shoqërisë dhe medias”, deklaroi Hahn gjatë një konference shtypi, sipas agjencisë ukrainase të lajmeve, UNIAN.
”Deri në fund të vitit BE do të marrë një vendim pozitiv për vendosjen e regjimit pa viza për Ukrainën”, theksoi ai.
Lëvizja e lirë ishte një nga premtimet kryesore të presidentit properëndimor Petro Poroshenko gjatë fushatës elektorlae të vitit 2014.