Telegrafi

Kieran Gibbs në planet e Liverpoolit

Liverpooli ka shprehur interesim për të transferuar mbrojtësin e Arsenalit, Kieran Gibbs.

‘Të Kuqtë’ spekulohet se janë në treg për të blerë një lojtari të ri për të zëvendësuar Alberto Morenon.

Sipas Liverpool Echo, Topçinjtë janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për 26-vjeçarin, i cili e ka humbur vendin në ekipin e parë nga Nacho Monreal.

Gibbs që ka luajtur dhjetë herë për Anglinë, ka kaluar gjithë karrierën te Arsenali duke bërë më shumë se 200 paraqitje për skuadrën e Arsene Wengerit.