Kidda dhe Fifi janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
“Prishe” mban titullin kënga e dyshes, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti dhe melodia janë bërë nga vetë artistët me ‘beat’ e masterizim nga Redy.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Kiddës.
I njëjti këtë kohë është kthyer me disa projekte, të cilat po priten mirë nga publiku.
Ai gjithmonë është pëlqyer për stilin e veçantë dhe mënyrën e të të interpretuarit.
Besohet që edhe ky projekt do të pritet mirë e do të pëlqehet nga fansat e tyre. /Telegrafi/