Këngëtarja e njohur Orhidea Latifi, e njohur ndryshe si Kida, vazhdon të jetë njëra nga më të pëlqyerat nga publiku i gjerë.
Ajo shpeshherë sjell imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, teksa edhe informon për më të rejat nga sfera e muzikës.
Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagra, Kida ka publikuar një fotografi atraktive, ndërsa ka paralajmëruar se është në set.
E veshur me të bardha, këngëtarja dukjes i ka shtuar edhe një makijazh të rëndë, derisa është parë duke pozuar në makinë.
Ndërkaq, bukuroshja brune së shpejti do të sjellë edhe bashkëpunimin e dytë me Mozzik, këngë që do të jetë pjesë e albumit të reperit. /Telegrafi/