Pas një vere të ngjeshur me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore kudo ku ka shqiptar, Kida i është rikthyer studios për projektet e reja.
Këngëtarja pas bashkëpunimit të suksesshëm me reperin Mozzik, ka bashkuar forcat me producentët Zzap & Chriss për të sjellë një këngë solo.
Kida për Telegrafin zbuloi se kënga i përket zhanrit house dhe momentalisht po punohet rreth tekstit.
“Ende nuk kemi vendosur për titullin e këtij projekti, të cilin do ta sjell të realizuar edhe me videoklip”, tha artistja, e cila mendon që deri në fillim të dhjetorit gjithçka do të finalizohet.
Ndryshe projekti i saj i fundit “Premtimet”, padyshim mund të quhet si një nga hitet e verës që lam pas. Në kanalin Youtube, kjo këngë ka kaluar mbi 14 milion klikime. /Telegrafi/