Telegrafi

Kida vjen me imazhe atraktive për festën e 8 Marsit

Këngëtarja e njohur, Kida ka sjellur disa imazhe të reja atraktive përmes llogarisë së saj në Instagram.

Artistja ka zgjedhur të uroj festën e gruas, 8 marsin me disa imazhe tejet provokuese ndërsa ndodhet në kate të lartë të një ndërtese.

Kida dukej në formë të mirë teksa shihet e veshur me një palë bikini të cilat i përshtati me xhinse, syze të zeza dielli dhe aksesor ari.

Foto: Kida/Instagram

“Urime ditën e gruas për të gjitha zonjat e mia të bukura”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e fotove ndërsa mbante një buqetë me trëndafila të kuq.

Ndërkohë, kujtojmë që Kida është drejtë finalizimit të një projekti të ri muzikor, të cilin e ka paralajmëruar para disa ditëve.

Kënga e re mban titullin “Leje” dhe pritet të lansohet së shpejti, ka njoftuar këngëtarja. /Telegrafi/