Site icon Telegrafi

Kida vjen e veçantë në pozat e reja, vë në pah linjat në veshjen plot stil

Këngëtarja e njohur, Kida arrin të duket mahnitëse çdo herë me stilin unik të veshjes.

Këngëtarja e cila prej vitesh ka sjell hite dhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme po vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore kryesisht në diasporë.

Dhe, derisa performanca e saj mirëpritet nga fansat, Kida kujdeset që edhe veshja e saj të jetë gjithmonë në trend dhe e veçantë.


Edhe në një imazh që ndau me fansat e saj në Instagram, artisja dukej në formë të mrekullueshme, dhe një veshje me shumë shije.

Një kostum me ngjyrë të bardhë, Kida e shoqëroi veshjen me një xhaketë që mbi supe kishte dizajn me pupla me ngjyrë  të kuqe, dukejm e kompletoi me aksesor grim të lehtë dhe buzëkuq, teksa dukej tejet atraktive.

Foto: Kida/InstaStory

Ndryshe, ditë më parë solli projektin e ri “Ike”, i cili deri tani ka grumbulluar mbi një milion klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version