Këngëtarja e njohur, Kida mbetet e përkushtuar ndaj angazhimeve muzikore.
Por, përveç kësaj ajo është gjithashtu mjaft prezente në rrjetet sociale duke iu qëndruar pranë fansave me imazhe nga aktivitet dhe përditshmëria e saj.
Kida pothuajse në secilën parapritje arrin të rrëmbej vëmendje me fizikun joshës dhe veshje plot shije.
Edhe së fundmi nuk ishte më ndryshe, pasi ajo u shfaq tejet provokuese në një fotosesion të ri.
E veshur me një palë bikini njëpjesësh ngjyrë rozë të kombinuar me mini-fund xhinsi dhe një këmishë me vija bardhë dhe kaltër, Kida dukej e mahnitshme.
Për t’u dukur edhe më e kompletuar, autorja e “Leje” u pa me një palë syze dielli dhe kapele.
Ndërkohë, nuk munguan as komentet pozitive që këngëtarja mori nga ana e fansave dhe miqve të saj.
Ndryshe, Kida aktualisht mbetet e angazhuar me mbrëmje muzikore teksa po punon edhe për projekte të reja për sezonin e verës. /Telegrafi/