Jeta personale e këngëtares së njohur, Orhidea Latifi, gjithmonë ka qenë larg mediave rozë.
Gjatë gjithë karrierës së saj nuk është aluduar asnjëherë për ndonjë lidhje dashurie të saj, ndërsa edhe vet ajo është treguar e rezervuar.
Në një intervistë të fundit në “Shiko Kush Luan”, Kida shuar kureshtjen e mijëra fansave të saj.
E pyetur nga nga Mozzik se a ka qenë ndonjëherë në lidhje dashurie, artistja shqiptare ka dhënë vetëm në përgjigjje të shkurtër.
“Jo nuk kam pasur”, është shprehur ajo.
Ndërkaq, pas kësaj deklarate ajo dëgjohet duke thënë se do u tregojë në prapaskena nëse me të vërtetë ka qenë në lidhje.
Sidoqoftë kësaj, më parë në një paraqitje tjetër televizive, ajo ka treguar se ka qenë e dashuruar por pa dhënë detaje të tjera.
Nuk i dihet ende nëse Kida me të vërtetë nuk ka pasur të dashur, apo thjesht po vazhdon të ruaj privatësinë e saj. /Telegrafi/