Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida krahas angazhimeve të shumta nuk i lë anash as rrjetet sociale.
Autorja e “Uru” edhe së fundmi iu ka qëndruar afër fansave me postime të ndryshme dhe fotosesione atrkaitve.
Një të tillë, Orhidea Latifi (emri i plotë) e solli edhe së fundmi teksa u shfaqë joshëse dhe me plot stil.
Kida kishte veshur një kostum xhinsi që përbëhej nga një bluzë pa mëngë e mbyll tek pjesa e qafës ndërsa e la të zbërthyer për të zbuluar barkun.
Edhe pantallonat ishin të kombinuar me pjesën e sipër, ndërsa ishin të shkuërtër dhe të gjerë.
Për të kompletuar dukjen, Kida vendosi një palë syze, aksesor dhe këpucë me taka.
“Duke e mbajtur 10/10”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e imazheve, në të cilat dukej në super formë.
Ndryshe, projekti i fundit nga Kida është ai me Lyrical Son dhe MC Kresha “Fluturu”. /Telegrafi/