Telegrafi

Kida do të performojë gjithashtu në festivalin “Sunny Hill” sivjet

Foto: Kida/Instagram

Festivali “Sunny Hill” po bëhet gati të dhurojë tre netë fantastike sivjet në datat 2, 3 dhe 4 gusht.

Parku i Gërmisë është këtë vit është lokacioni, që do të ngrisë skenën ku do të mirëpriten emra të mëdhenj nga muzika shqiptare dhe ajo ndërkombëtare.

Lexo po ashtu Njomza Vitia është këngëtarja e parë që do të performojë në "Sunny Hill Festival"

Një tjetër i konfirmuar që do të jetë prezent këtë vit në “Sunny Hill” është këngëtarja e njohur shqiptare, Kida.

Ka qenë faqja zyrtare e festivalit, ajo e cila ka prezantuar banerin që konfirmon pjesëmarrjen e këngëtares kosovare këtë vit në festival.

“Më e bukur se një lule orkide. Këndimi është superfuqia e saj! Mirë se vjen në festivalin Sunny Hill Kida”, shkruhet në njoftim.

Kida përndryshe është duke shijuar sukseset e dy bashkëpunimeve të saj më të fundit me Ermal Fejzullahun dhe Lyrical Son, të cilat janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/