Telegrafi

Kida shkëlqen në fotografitë e reja në Instagram, shfaqet me një stil të mrekullueshëm veror

Këngëtarja e njohur, Kida, ka tërhequr sërish vëmendjen e të gjithëve në rrjete sociale me fotografitë e saj më të fundit në Instagram.

Ylli i skenës muzikore shqiptare, ka mahnitur ndjekësit e saj me një stil veror, në një fustan tejet të shkurtë.

Me flokët e saj të lëshuara, Kida ka dhënë një imazh tejet sharmant.

Foto: Kida/Instagram

Por një detaj që ka tërhequr vëmendjen e veçantë ishte mbishkrimi i fotografive të saj: “Tjetra?”, i cili ka nxitur fansat të fillojnë të spekulojnë për mundësinë e një projekti të ri.

Kurioziteti ka kapluar kështu ndjekësit e saj, të cilët janë mësuar me surpriza të këndshme nga ana e Kidës.

Këngëtarja ka një histori të gjatë në tregimin e historive përmes muzikës së saj dhe ka lënë gjurmë të thella në industrinë muzikore, me hite të mrekullueshme. /Telegrafi/

Foto: Kida/Instagram
Foto: Kida/Instagram
Foto: Kida/Instagram