Telegrafi

Kida publikon klipin e këngës “Malli”

Kida në klipin e këngës "Malli" (Foto: Screenshot/Instagram/Sekuence)

“Malli” mban titullin kënga më e re e Kidës, të cilën e ka lansuar së bashku me videoklip muzikor.

Këngëtarja e paralajmëroi projektin e ri përmes imazheve të shumta në rrjetet sociale, ndërsa tashmë është publikuar para fansave të saj.

Lexo po ashtu Kida vazhdon të sjell imazhe atraktive nga xhirimet e klipit të ri "Malli"

Kënga e re është realizim nga Pint, me muzikë të K-Master e Strike Beatz.

Për shkrimin e tekstit janë angazhuar Lyrical Son, Erno dhe vet Kida, ndërsa për pjesën e kitarës është kujdesur Ahmet Nazifi.

Johan Bejerholm e ka bërë miksimin dhe masterizimin, ndërsa videoklipin e ka xhiruar produksioni Sekuencë, nën drejtim të regjisorit Alban Selimaj. /Telegrafi/