Këngëtarja e re Orhidea Latifi – Kida ka qenë mjaft e angazhuar këtë verë.
Fillimisht ajo solli këngën e saj të re “Pe du”, ndërsa më pas u angazhuar vazhdimisht nëpër koncerte, gjithandej nëpër Kosovë, shkruan Telegrafi.
Ajo është njëra ndër artistet e reja më të pëlqyera nga publiku, ndërsa numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.
Ajo publikon mjaft shpesh imazhe nga përditshmëria e saj, ose ndonjë aktivitet i zakonshëm.
Së fundmi, Kida është shfaqur mjaft atraktive në disa fotografi të publikuara në llogarinë personale në Instagram.
E sapo zgjuar nga shtrati, e mbuluar me çarçaf dhe pa makijazh, këngëtarja zbulon për fansat dukjen e saj natyrale në një ditë të zakonshme.
“Bukuria fillon në momentin që ju vendosni të jeni vetvetja”, është mbishkrimi që Latifi u ka vënë fotografive në fjalë. /Telegrafi/