Artistja e njohur shqiptare, Kida, gjatë kësaj kohe ka qenë tejet aktive me projekte muzikore.
Dhe siç duket, ajo nuk e ka ndërmend të ndalet pasi ka njoftuar fansat se së shpejti pritet të sjell këngën e re.
E njëjta së fundmi në rrjetet sociale ka publikuar disa postime, me anë të të cilave prezanton pamje të klipit të ri.
Në njërën nga videot që ka shpërndarë në Instagram, Orhidea Latifi (emri i vërtetë) shfaqet me një numër njerëzish – të cilët duket se janë pjesë e videoklipit.
Në mesin e tyre janë edhe modelet: Kejvina Kthella, Megi Pojani si dhe aktorja Arta Elezaj.
“Edhe sa sa sa?”, ka shkruar ajo duke iu referuar titullit të këngës së re “Edhe sa”.
Deri në lansimin e këngës së re, Kida është duke e shijuar suksesin e projektit të fundit “Kërkun” në bashkëpunim me Mozzik. /Telegrafi/