Telegrafi

Kida paralajmëron bashkëpunimin me MC Kreshën dhe Lyrical Son

Një treshe e artistëve të estradsës shqiptare janë bërë bashkë për një bashkëpunim të ri.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Kida dhe dy rap-artistët, MC Kresha e Lyrical Son.

Projektin e ri mes tyre e ka zbuluar vet Kida me anë të një postimi që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Foto: Screenshot/Instagram

Autorja e “Drunk” ka ndarë një video të shkëputur nga xhirimet e videoklipit, ndërsa njoftoi se kënga lansohet së shpejti.

“Sonte jena bo me fluturu X MC Kresha & Lyrical Son. Hajde, së shpejti”, ka shkruar këngëtarja.

Ndërkohë, kujtojmë që ky do të jetë bashkëpunimi i dytë Kidës me Lyrical Son dhe me Mc Kreshën.

Artistja ka projekte me të dytë, në fillim të karrierës Kida publikoi këngën e hit “Rikthejmë na”, ndërsa në vitin 2019 ajo solli projektin “Deja Vu”, në bashkëpunim me Lyrical Son. /Telegrafi/