Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Kida, të martën në mesnatë (2 shtator) solli projektin e ri muzikor.
“Edhe sa” mban titullin kënga e re e artistes Orhidea Latifi, të cilën e ka kompletuar me një klip të veçantë.
Teksa kanë kaluar vetëm dy ditë që nga lansimi, projekti ka arritur të kalojë shifrën e 1.2 milion klikimeve në platformën YouTube.
Këngëtarja, e kthyer në bionde së fundmi, lajmin e gëzueshëm e ka ndarë përmes një postimi të publikuar me ndjekësit në Instagram.
“Wuuu 1 milion. Edhe sa. Faleminderit”, ka shkruar ajo.
Bukuroshja shqiptare merr vëmendje të madhe me pamjen glamuroze dhe fustanin e shkurtër shkëlqyes.
Kida përndryshe këtë verë solli një sërë projektesh të suksesshme, përfshirë edhe bashkëpunimet me reperin Mozzik. /Telegrafi/