Telegrafi

Kida lanson videoklipin e këngës “Moti”

Kida në klipin e këngës “Moti” (Foto: Screenshot/YouTube/KIDA)

“Moti” mban titullin kënga më e re e Orhidea Latifit, këngëtares së njohur me emrin artistik Kida.

Prygo dhe Royal Music Group qëndrojnë prapa këtij projekti, të cilit ia kanë realizuar muzikën.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar reperi i njohur, BimBimma, ndërsa për melodinë është angazhuar vet këngëtarja së bashku me Koston dhe Arianit.

Për miksimin dhe masterizimin e projektin është përkujdesur sërish Prygo.

Ndërkaq për anën vizuale është angazhuar produksioni Boulevard Films, kurse videoklipi është xhiruar me regji  të Elena Kelmendit. /Telegrafi/