“Moti” mban titullin kënga më e re e Orhidea Latifit, këngëtares së njohur me emrin artistik Kida.
Prygo dhe Royal Music Group qëndrojnë prapa këtij projekti, të cilit ia kanë realizuar muzikën.
Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar reperi i njohur, BimBimma, ndërsa për melodinë është angazhuar vet këngëtarja së bashku me Koston dhe Arianit.
Për miksimin dhe masterizimin e projektin është përkujdesur sërish Prygo.
Ndërkaq për anën vizuale është angazhuar produksioni Boulevard Films, kurse videoklipi është xhiruar me regji të Elena Kelmendit. /Telegrafi/