E ndjekur nga më shumë se 1.8 milion fansa në Instagram, Kida kujdeset që t’i mbajë të informuar lidhur me jetën profesionale dhe personale.
Autorja e hitit “Drunk” i ka shpërndarë disa imazhe, në të cilat është shfaqur pranë pishinës.
Orhidea Latifi (emri i vërtetë i Kidës) ka pozuar me bikini të zeza duke marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.
“Lumturia mbi gjithçka dhe çdo gjë”, është përshkrimi i këtyre fotografive.
Në ndërkohë, Kida ka publikuar të tjera imazhe edhe në InstaStory, ku po ashtu vjen joshëse. /Telegrafi/