Orhidea Latifi, apo siç njihet me emrin artistik Kida, është artiste shumë e dashur për publikun.
Zeshkania ka ardhur me disa imazhe të reja, të cilat i ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale në Instagram.
Ajo shfaqet tejet tërheqëse e grimuar dhe me flokët e lëshuara, teksa qëndron serioze para kamerës.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, gjersa shumë prej tyre janë në pritje të këngës së saj më të re.
Kida këtë vit përfundoi kontratën e saj me “ON Records”, ndërsa tani ka vendosur të vazhdojë si artiste e vetme.
Projekti i fundit që ka lansuar është “Ka je”, derisa në muajt në vazhdim presim të shohim se çfarë ka përgatitur për fansat e saj. /Telegrafi/