Telegrafi

Kida duket mahnitëse në pozat e radhës, tregon linjat atraktive e veshur në bikini

Këngëtarja e njohur, Kida edhe gjatë kësaj periudhe po vazhdon të jetë aktive dhe angazhuar me koncerte dhe projekte muzikore.

Por, krahas kësaj ajo nuk e lë anash as pushimin dhe relaksimin para fillimit të sezonës verore që njihet si një periudhë tejet e ngarkuar për artistët.

Edhe së fundmi, Kida ka sjell disa imazhe teksa shihet duke e shijuar kohën e lirë pranë bregdetit , ndërsa ekspozoi linjat tërheqëse.

Foto: Kida/Instagram

Krijuesja e hitit “Drunk” pozoi e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të zezë, aksesor ari dhe syze dielli po ashtu me ngjyrë të zezë.

“Ditë e lumtur”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e imazheve teksa dukje joshëse dhe pranoi komente të shumta nga ana e fansave të saj.

Foto: Kida/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që këngëtarja pak kohë më parë ka ardhur me një tjetër bashkëpunim të suksesshëm me reperin, Ledri Vula.

Lexo po ashtu Kida dhe Ledri publikojnë klipin e këngës "Tdu"

Dyshja lansuan këngën “T’du” që tashmë është kthyer në hit dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 6 milionë klikime në kanalin e YouTube.

Foto: Kida/Instagram

Kujtojmë gjithashtu se Kida në fund të vitit të kaluar publikoi edhe albumin e parë në karrierë “Orchide” që po ashtu u mirëprit nga fansat. /Telegrafi/