Kida ka nis vitin 2022 me pushime dhe si destiancion ka zgjedh Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dhe nga atje këngëtarja e njohur nuk ka lënë anash postimin e imazheve të ndryshme, në të cilat u shfaq tërë stil.
Edhe në një imazhe që solli së fundi, Orhidea Latifi (emri i vërtetë) shihet e veshur me një këmishë shumëngjyrëshe të cilën e la të zbërthyer, ndërsa e përshtati me sytjena dhe xhinse.
Këngëtarja përfundoi dukjen me një palë taka rozë, aksesor dhe një çantë “Prada” me ngjyrë të bardhë.
Me mbi 1.9 milion ndjekës në llogarinë e saj në Instagram edhe postimi I saj I radhës nuk kaloi pa vëmendje dhe me mijëra pëlqim.
Ndërkaq, kujtojmë që Kida përmbylli një vit jashtëzakonisht të suksesshëm, me shumë projekte dhe koncerte.
Në dhjetor, këngëtarja po ashtu lansoi albumin “Orchide” që u prit mirë nga fansat e saj të shumtë. /Telegrafi/