Këngëtarja shqiptare, Kida, ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.
“Tela” titullohet kënga më e re e dyshes, të cilën e ka shoqëruar me një videoklip mjaft të veçantë të realizuar në Turqi.
Tekstin e këtij projekti e ka shkruar reperi BimBimma, kurse për videon është përkujdesur Alban Selimaj.
Kjo këngë e Orhidesë është në vazhdën e projekteve të reja të këngëtares që pas largimit nga “On Records’ në janar të këtij viti.
Para duetit me Ermalin, Kida solli këngën “Deja Vu” në bashkëpunim me reperin e grupit “PINT”, Lyrical Son, këngë kjo që mori miliona shikime.
Latifi pëlqehet mjaft shumë për stilin e saj muzikor dhe kjo ka bërë që të jetë e pëlqyer tejet mase nga publiku. /Telegrafi/