Telegrafi

Kida befason Tarën e Bleros për ditëlindje (Video)

Këngëtari i njohur për publikun, Blero Muharremi sot (e enjte) ka pasur një arsye mjaft të veçantë për të festuar.

Vajza e tij e vogël Tara, ka festuar ditëlindjen e saj të shtatë, dhe me këtë rast ai është kujdesur që t’i bëjë shumë befasi vajzës së tij për këtë ditë të veçantë.

Ndonëse e ka baba, Blero nuk duket të jetë i vetmi këngëtar i preferuar i Tarës, kjo pasi ajo ka një simpati shumë të madhe edhe për këngëtaren e re Kida.

Dhe me që e do kaq shumë, kjo e fundit ishte kujdesur që të performojë sot në festën e ditëlindjes, duke e befasuar kështu me prezencën e saj.
Blero ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaq Kidën teksa befason Tarën në festën e saj.

Kida faleminderit shumë për befasinë në ditëlindjen e Tarës. Iu plotësua ëndrra Tarës” (sic.), shkruan ai përbri videos së publikuar. /Telegrafi/