Site icon Telegrafi

Kiara Tito zbulon ambientet e shtëpisë së saj luksoze

Foto: Screenshot/YouTube

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka zbuluar për programin “Goca dhe Gra” shtëpinë e saj të re, ku është zhvendosur bashkë me Luiz Ejllin.

Gjatë prezantimit të shtëpisë, ish-banorja e Big Brother VIP shprehet se në shtëpinë e saj janë vendosur kamera për çështje sigurie.

“Kemi vendosur kamera, për çështje sigurie. Bëj shaka. Në fakt plani ishte që kur të zhvendoseshim këtu, në rast se gjyshet nuk do kishin mundësi për t’u kujdesur për bebushen, do merrnim një dado, por falë Zotit e kemi rregulluar dhe kamerat do të hiqen shumë shpejt”, tha ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta tutje rrëfeu për mëmësinë dhe se çfarë ka mësuar gjatë kësaj periudhe.

Lexo po ashtu Kiara me fjalë të mëdha për Luizin: I them do të bëjë gjithçka për ty, deri në ditën që do t’i mbyllim sytë

“Pritja e Lunës më ka mësuar që të mësoj te vetja një forcë të brendshme që nuk e dija që e kisha. Pas lindjes ka qenë e vështirë, e gjeja veten duke qarë nga gjërat më banale. Por falë familjarëve e kalova”, tha tutje.

Foto: Screenshot/YouTube

Shtëpia ishte mëse luksoze, e kuruar deri në detaje dhe me një verandë mbresëlënëse.

Luizi dhe Kiara vlen të ceket se u bënë prindër për herë të parë në muajin prill. /Telegrafi/

Exit mobile version