Telegrafi

Kiara Tito sjell pamje nga ‘Baby Shower’ – momenti emocionues kur kuptoi se do të bëhet nënë e një vajze

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, konfirmuan ditën e djeshme (e mërkurë) se do të bëhen prindër për herë të parë.

Këtë e zbuloi artisti shkodran me anë të një projekti të ri që solli të titulluar “Frymë”.

I njëjti në këngën e re ka përmbledhur të gjitha momentet, nga ai kur kuptoi se do të bëhet baba e deri te gjinia e foshnjës.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata kanë realizuar edhe një ‘Baby Shower’, ku zbuluan se do të mirëpresin një vajzë.

Lexo po ashtu Nga lajmi se do të bëhet baba e deri te gjinia e foshnjës - Luiz Ejlli i përmbledh të gjitha në këngën e re “Frymë”

Kiara ndërkohë ka sjell një tjetër video, duke treguar pak më shumë nga festa me miqtë e familjen.

Foto: Screenshot/Instagram

“Si fillim, donim t’ju falënderonim për secilin prej jush për çdo urim”, nis postimi i Titos.

“Këto janë disa momente nga festa e gjinisë së bebit, falënderoj gjithashtu të gjithë ata që e bën të mundur këtë event dhe të gjithë të afërmit që ishin prezent”, theksoi mes tjerash 28 vjeçarja.

Foto: Screenshot/Instagram

Dyshja u njohën në BBVA dhe po në atë format nisi lidhja e tyre e dashurisë. /Telegrafi/