Site icon Telegrafi

Kiara Tito shkëlqen me paraqitjen pas rikthimit në ekran me emisionin e ri

Moderatorja e njohur, Kiara Tito është rikthyer në ekran me një projekt të ri televiziv.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 ka nisur emisionin më të ri “DWTS Fan Club” që vjen në kuadër të spektaklit të vallëzimit “Dancing With The Stars” që nisi të premten që lamë pas.

Në paraqitjen e saj të parë televizive pas një kohe të gjatë, prezantuesja ka shkëlqyer me me dukjen elegante dhe veshjen plot shije.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Kiara mahniti me pamjen e veshur me një fustan të shkurtër me ngjyra të errëta që e përshtati me get të zeza dhe këpucë të zeza.

Dukja e saj u kompletua me grimin e theksuar, flokët e gjata të lëshuara sipër dhe aksesor.

Lexo po ashtu Kiara Tito rikthehet në ekran në moderimin e "DWTS Fan Club"

“Sot nisa një aventure të re. E lumtur dhe shume e emocionuar, që do të jemi bashkë çdo të diel në ekranin e Top Channel me DWTS Fan Club faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj, ju dua”, ka shkruar Kiara sipër imazheve.

Ndryshe, jashtë ekranit, Kiara po shijon marrëdhënien me fituesin e BBVA 2, Luiz Ejlli me të cilin u martua në natën finale të spektaklit muaj më parë.

Madje dyshja kohëve të fundit janë përfolur se po bëhen prindër për herë të parë, por ata nuk kanë komentuar ende këto raportime. /Telegrafi/

Exit mobile version