Site icon Telegrafi

Kiara Tito shkëlqen në kostumin elegant me ngjyrë të kuqe

Moderatorja e njohur, Kiara Tito mahnit me secilën paraqitje të saj.

Ajo njihet për stilin unik të veshjes dhe as këtë herë nuk ka zhgënjyer me dukjen gjatë emisionit të saj të radhës “DWTS Fan Club”.

Këtë herë, prezantuesja përzgjodhi një kostum të kuq me ngjyrë të kuqe, pantallona dhe xhaketë.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Pamja e saj u kompletua me një grim të theksuar me nuanca kafe dhe flokët e gjata i la në onde të lëshuara sipër shpatullave.

Fansat e saj ishin të entuziazmuar për t’i pëlqyer dhe komentuar fotot që ajo i solli në llogarinë e saj në Instagram.

Ndryshe, kujtojmë që Kiara pas daljes nga BBVA 2 po vazhdon të shijojnë marrëdhënien me fituesin e ‘reality-show’-t, Luiz Ejlli, madje çifti thuhet se janë në pritje të fëmijës së parë. /Telegrafi/

Exit mobile version