Telegrafi

Kiara Tito shkëlqen me kostumin e kaltër në paraqitjen e radhës

Big Brother VIP Albania po vjen drejt fundit dhe sonte (e martë) kur zakonisht mbahej spektakli, nuk do të ketë një të tillë.

Në vend të kësaj do të shfaqet emisioni “Big Brother Fun Club” që do të ketë përballje të ish-banorëve.

Pjesë e emisionit do të jetë e pranishme edhe moderatorja dhe ish-banorja, Kiara Tito, e cila përveç tjerash do të flas edhe për lidhjen e saj me këngëtarin Luiz Ejlli, me të cilin në natën kur u largua nga BBVA mori një propozim për martesë nga ai.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Pak para nisjes së emisionit të fundit të ‘Fun Club’, Kiara ka ndarë disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram për të treguar ‘look’-un me të cilin do të paraqitet.

Lexo po ashtu Luizi përshkruan emocionet e finales së BBVA: Do humbas 20 kilogramë në momentin kur do shpallet fituesi

Prezantuesja shqiptare ka mahnitur me një kostum me ngjyrë të ndezur të kaltër të cilin e ka kombinuar me një palë sytjena me shkëlqim.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Për t’u dukur edhe më atraktive, Kiara la flokët e gjata lëshuar sipër në formë të valëzimit dhe një palë vathë të gjatë.

Të shumta ishin komentet e fansave që Kiara ka pranuar sipër fotove që ishin kryesisht pozitive.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që kanë mbetur katër ditë deri në finalen e madhe të BBVA që mbahet të shtunën, e 6 majit. /Telegrafi/