Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito po vazhdon të shijojë vëmendjen që i dha pjesëmarrja në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.
27-vjeçarja pas daljes nga shtëpia e famshme e BBVA nisi punën për projekte të reja, mes tyre edhe për një linjë të rroba banjë.
Pak javë ma parë, Kiara lansoi linjën e saj të bikineve, e të cilat po i promovon përmes rrjeteve sociale.
Edhe së fundmi, Kiara ndau një imazh në InstaStory ku shihet e veshur vetëm në bikini e markës së saj “Kiara Tito Brand”.
Prezantuesja dukej në formë të mirë në bikini njëpjesësh me ngjyrë të gjelbër me shkëlqim, të cilat ishin ta hapura nga pjesa e dekolte deri tek beli.
Për dukje atraktive, ajo mbante edhe një palë syze dielli teksa pozonte brenda një pishine.
Ndryshe, kujtojmë që Kiara gjeti dashurinë brenda shtëpisë së famshme, ajo madje kurorëzoi lidhje me martesë në natën finale të BBVA me fituesin e edicionit të dytë, Luiz Ejlli. /Telegrafi/