Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, është lënduar mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Teksa bashkërisht banorët po realizonin një lojë, ajo është aksidentuar dhe rrëzuar, me çka edhe është detyruar që të marrë tretman mjekësor.
Ajo u dërgua në spital për të trajtuar problemin, gjersa të premten është rikthyer në shtëpi.
Me të hyrë nga dera kryesore, banorët janë entuziazmuar dhe e kanë mikpritur Kiarën, duke e pyetur në vazhdimësi për gjendjen e saj shëndetësore.
Kiara përndryshe është kthyer në një prej banoreve më të diskutuar të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.
Afrimi i saj me Luiz Ejllin dhe më pas distancomi pas rastit të tij me historinë e sëmundjes, janë kthyer në fokusin kryesor të shikuesve të këtij formati. /Telegrafi/