Telegrafi

Kiara Tito duket tërë shkëlqim në pamjet e para nga emisioni i saj i ri

Moderatorja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Kiara Tito javë më parë nisi xhirimet e emisionit të saj të ri.

Ajo do të jetë në krye të spektaklit “Kepi i Vipave” që nisi transmetimin sonte, xhirimet e të cilit u realizuan në Turqi.

Por, pak para nisjes së tij, Kiara ka ndarë pamjet e para ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë me të bardhë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Kepi i Vipave, nis sonte rrugëtimin e tij të çmendur në ekranin e Top Channel. Shihemi në 21:00! Faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen, ju kam zemra”, ka shkruar Kiara në mbishkrimin e videos që publikoi në Instagram.

Foto: Screenshot/Instagram

Theksojmë që pjesë e këtij spektakli do të jenë edhe një pjesë e ish-banorëve të BBVA 2 si: Jori Delli, Ronaldo Sharka, Keisi Medini.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kiara Tito

Ndryshe, Kiara mes angazhimeve me emisionin, së fundmi lansoi edhe një linjë të saj të bikineve. /Telegrafi/