Telegrafi

Kiara Tito pozon për herë të parë pranë Butrint Imerit, do të jetë pjesë e klipit të tij më të ri

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Këngëtari i njohur Butrint Imeri, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë në treg projektin e tij më të ri muzikor.

“Hajt hajt” duket se mban titullin kënga e tij e re, e cila do të jetë ritmike dhe do të realizohet edhe me klip.

Së fundmi, këngëtari vendosi të ndajë me fansat e tij në rrjetin social Instagram një nga fotografitë e realizuara gjatë xhirimeve të klipit.

Videoja duket se do të sjellë performancën e këngëtarit në një fushë golfi, teksa pranë tij do të jetë një nga prezantueset më të njohura në Shqipëri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Bëhet fjalë për Kiara Titon, për të cilën është përfolur shumë në media se Butrinti është në lidhje me të.

Mirëpo vet dyshja asnjëherë as nuk e kanë mohuar e as pohuar një gjë të tillë, teksa raportet mes tyre duken të shkëlqyera, përderisa këngëtari e fton atë për pjesëmarrje në klip.

Kënga e re nga Butrinti Imeri pritet të vijë brenda pak javëve. /Telegrafi/