Site icon Telegrafi

Kiara Tito pëson tërheqje muskulare, shihet duke qarë teksa rrëzohet në tokë

Prezantuesja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka pësuar një incident brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Teksa ishte duke luajtur me karrige është rrëzuar në tokë dhe ka shpërthyer në lot nga dhimbjet.

‘Vëllai i Madh’ i urdhëroi banorët që të mos ta lëvizin pasi menjëherë do të shkonte një ekip për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Derisa qëndroi e shtrirë duke pritur ndihmën mjekësore, ajo theksoi se ka një dhimbje të fortë muskulare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kiara Tito

“Kam dhimbje muskulare, ju betohem që nuk po tallem. Kam shumë dhimbje”, ka thënë ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Bukuroshja ka qenë në vëmendje këtë periudhë për shkak të situatave të krijuara me banorin Luiz Ejlli.

Ky i fundit ka shprehur hapur një pëlqim për të, për të cilin më pas rrodhën debate e biseda të shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version