Telegrafi

Kiara Tito ndan momente të veçanta nga pushimet me Luiz Ejllin në Turqi

Çifti i famshëm i showbizit, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, kanë shijuar pushimet e para së bashku.

Dyshja, të cilët u njohën në Big Brother VIP Albania 2, si destinacion të këtyre pushimeve kanë zgjedhur Turqinë.

Ata janë argëtuar jashtëzakonisht shumë me njëri-tjetrin, ndërkohë që disa momente i kanë ndarë edhe në rrjete sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Ka qenë së fundmi prezantuesja e njohur që ka shpërndarë disa momente të veçanta të tyre në Instagram.

Lexo po ashtu Shkëmbejnë puthje në buzë në fotosesionin e ri nga pushimet, Kiara i drejtohet Luizit: Ti je ndjenja ime e preferuar

Duket se këto vijnë pas një loje që fitoi Luizi gjatë kohës sa ishin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Foto: Screenshot/Instagram

Artisti shkodran dhe bukuroshja nga Lushnja vlen të ceket se kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në natën finale të këtij spektakli (7 maj).

Të njëjtit tani po vazhdojnë me angazhime në fushat e tyre, njëri si këngëtar e tjetra si moderatore. /Telegrafi/