Site icon Telegrafi

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli pozojnë të lumtur nga Shkodra

Foto: Screenshot/Instagram

Ata nuk ka dyshim se momentalisht janë një nga çiftet më të pëlqyera shqiptare.

Bëhet fjalë për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, të cilën nisën romancën e tyre të dashurisë gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania 2.

Përkundër sfidave që kaluan, ata tani po vazdojnë të jenë të lumtur, e në çdo moment pranë njëri-tjetrit.

Foto: Screenshot/Instagram

Ka qenë së fundmi prezantuesja e njohur që ka shpërndarë një fotografi përkrah fituesit të Big Brother.

Lexo po ashtu Olta Gixhari thotë se nuk ruan miqësi me Luiz Ejllin

Imazhi i tyre është realizuar në qytetin e Shkodrës, nga edhe vjen këngëtari 38 vjeçar.

“Te Shkodra e Luit”, ka shkruar ajo.

Të njëjtit vlen të ceket se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në natën finale të BBVA 2, gjegjësisht më 7 maj.

Ata po vazhdojnë të jenë të angazhuar në fushën e tyre, Kiara si prezantuese e blogere, ndërsa Luizi si këngëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version