Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të pëlqyer të këtij viti.
Ata marrin vëmendje për çdo postim e çdo lëvizje që bëjnë në rrjete sociale dhe jo vetëm.
Të njëjtit së fundmi kanë qenë të përfshirë në një event, ku janë shfaqur me veshje elegante.
Prezantuesja e njohur shkëlqeu me një fustan të verdhë të punuar nga kreatori Valdrin Sahiti, gjersa artisti shkodran nga ana tjetër zgjodhi një kostum të zi.
Ky event duket të jetë organizuar për përvjetorin e 30-të të martesës së prindërve të ish-banores së Big Brother VIP Albania 2.
Të njëjtit sidoqoftë këtë verë kanë qenë tërë kohën së bashku, pavarësisht angazhimeve në karrierë.
Dyshja madje vlen të ceket se shijuan pushimet e para si çift në Bodrum të Turqisë. /Telegrafi/